A është Sela ai që nuk po e pranon Taravarin tek Fronti Europian!

nga Redaksia

Shkup, 14 gusht – Gjatë ditës së djeshme Fronti Europian ka mbajtur një akademi solemne për të shënuar 24 vjetorin e Marrëveshjes së Ohrit. Është interesant se në këtë eveniment nuk u duk askund Arben Taravari, kryetari i ASH-së, I cili së fundmi u largua nga VLEN dhe shkoi të bashkëpunojë me BDI-në. Fakt interesant është se në këtë ngjarje, ishte vetëm Zijadin Sela ai që qëndronte krah Ali Ahmetit, bashkë me kandidatët për kryetar të komunave. Pyteja logjike që shtrohet është se a është Zijadin Sela, kryetari tjetër i ASH-së që nuk po o i lejon Taravaritë të ulet si partner i barabartë në Frontin Europian!, shkruan “Zhurnal.mk”.

Kryetari i BDI-së Ali Ahmeti kur arriti ta ndajë Tarvarin nga VLEN-i, kishte marrë përsipër se do të qetësojë hasmërinë midis dy ish-miqve të vjetër Zijadin Selës e Arben Taravarit, të cilët ishin në të njëjtën parti, ppor pastaj e ndanë partinë dhe që të dy u bënë kryetar të ASH-së.

Lideri i BDI-së kishet theksuar se duhet të balancojë midis liderëve të dy krahëve të ASH-së, por njëherësh edhe të kënaqë kolegët e tij të partisë në BDI-së kur të ndajë kandidatët për kryetar komunash.

Taravari ka marrë 4 kandidatë për kryetar, ndërsa Sela 3 kandidatë për kryetar. Shumica prej tyre ishin prezent në Akademinë solemne për shënimin e Marrëveshjes së Ohrit, por mungoi Taravari. Edhe pse jo-formalisht Taravari është bërë pjesë e Frontit Europian, ai ende nuk është parë në një tavolinë të përbashkët me Selën dhe Ahmetin, shkruan “Zhrunal.mk”.

Nga ana tjetër Zijadin Sela e pat thënë troç se vija e tyre e kuqe është – Taravari nuk duhet të marrë më shumë komuna se Sela, e në fakt Sela ka nxjerr tre kandidatë në Strugë, Haraçinë, dhe Dibër që është një kandidat më pak se Taravari.

Nga partia e Selës patën thënë se fajtori për të gjithë situatën e shkaktuar nuk mund të trajtohet më mirë se partia e tij , të cilët ishin me BDI-në në momentet më të vështira.

Në deklaratë tjetër, Zijadin Sela pat thënë se dyert për në Frontin Europian janë të hapur për secilin që e ka kuptuar gabimin dhe kërkon falje, duke alçuduar te Taravari, por ky i fundit nuk kërkoi asnjë falje pse nuk shkoi që në fillim në koalicion me BDI-në, por kaloi te VLENI.

Edhe në muajin kryetari i Aleancës për Shqiptarët dhe pjesë e Frontit Evropian, Ziadin Sela hodhi poshtë kategorikisht çdo mundësi bashkimi me krahun e partisë që aktualisht drejtohet nga Arben Taravari. Ai tha se “dera mbetet e hapur për anëtarët e ASH-së që shkuan me Taravarin, por jo për Taravarin”. Sipas tij do të ishte “imoralitet ekstrem”, duke nënkuptuar se përçarja në parti nuk është vetëm çështje strategjish apo interesash aktuale, por një pasojë e thellë e qasjes dhe parimeve politike.

Duke i pasur parasysh të gjitha këto deklarata të fuqishme të Selës, duket se ky i fundit ende nuk mund ta kapërdijë faktin se Taravari është në Frontin Europian dhe ka një komunë më shumë se partia e tij. Sinjali politik i përçuar gjatë ditës së djeshme ku nuk duket askund Taravari, por vetëm Zijadin Sela dhe partnerët tjerë të koalicionit, është edhe një fakt më shumë se Sela nuk po e lejon ish-mikun e tij të kthehet tek Fronti, duke ia bërë të qartë se parimet mbeten ashtu siç ishin që në fillim, ai që ka ikur, nuk mund të kthehet pa kërkuar falje publike, e aq më pak si kryetar i Aleansës për Shqiptarët, shkruan “Zhrunal.mk”.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More