Shtip, 12 shtator – Një furgon që transportonte punëtorë mëngjesin e sotëm ka rrëshqitur nga ura e lumit Balatiliska në autostradën Shtip-Radovish. Sipas informatave të para, ka viktima dhe të lënduar.

Në vendngjarje për momentin ndodhen dy automjete të Ndihmës së shpejtë, një ekip zjarrfikësish nga NJTKZ-Shtip dhe nëpunës policor nga Stacioni policor në Shtip. Detaje rreth këtij aksidenti të rëndë priten gjatë ditës.

 
			        
 
			        