Shkup, 13 nëntor – Mjeku maqedonas Nenad Tonevski, i cili e shkeli me forcë qenin në Sofje, Bullgari, është akuzuar për “mizori ekstreme ndaj një kafshe, me lëndime të rënda”, kanë njoftuar mediat bullgare.
Prokuroria e Qarkut të Sofjes, pasi mori në pyetje dëshmitarët dhe kreu një ekzaminim video-teknik, raportoi se provat e mbledhura, treguan qëllim.
Sapo të publikohet ekzaminimi veterinar-mjekësor, aktakuza mund të rikualifikohet. Qeni ishte gjallë edhe pasi u shtyp, ka thënë Prokuroria.
Tonevski përballet me dënim me burg, nga 1 deri në 5 vjet, nëse provohet qëllimi. Gjatë marrjes në pyetje, ai mohoi se e kishte shtypur me qëllim qenin.
Përderisa hetimi është duke vazhduar, Tonevski është pezulluar nga puna në Akademinë Ushtarake Mjekësore në Sofje. Ndërkohë, ai është kthyer në vendlindjen e tij, Delçevën.
