Ali Ahmeti: Studeniçani foli qartë mbrëmë!

nga Redaksia

Studeniçan, 4 tetor – Në hapjen e shtabit zgjedhor, pata nderin të ritheksoj një të vërtetë themelore: Marrëveshja e Ohrit nuk është vetëm një kompromis politik, por një kontratë shtetformuese midis shqiptarëve dhe maqedonasve. Kush prek këtë marrëveshje, prek themelet e shtetit tonë tha Ali Ahmeti gjatë të tubimit në Studeniçan.

Heqja e balancuesit sipas tij , abrogimi i ligjit për gjuhën shqipe dhe shuarja e mekanizmave mbikëqyrës janë hapa që dëmtojnë rëndë interesin kombëtar të shqiptarëve dhe shkatërrojnë frymën e bashkëjetesës.

“Ne nuk duam ndasi, por bashkëjetesë të ndershme, respekt dhe dinjitet për çdo qytetar. Politikanët e rinj duhet të lexojnë historinë: ajo ka qenë e dhimbshme, por na mëson se e ardhmja ndërtohet vetëm mbi respekt dhe barazi” u shprehe ai.

Populli është në këmbë, referendumi na pret, dhe së bashku do të vendosim përfaqësuesit tanë!

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More