Shkup, 2 shtator – Deklarata e ish-ministrit të Punë të Jashtme, Bujar Osmanit cili tha “Takimet e ministrit të Jashtëm janë takime të klasifikuara dhe me ligj nuk mund të paraqiten edhe po të kishte pasur diçka të tillë do të ishte në kuadër të funksionit të Ministrit të Jashtëm” ngjalli reagime të shumë në opinion.
Njëri prej analistëve mirë të njohur politik Xhenur Iseni në vend, në facebook profilin e tij, e cilëson këtë veprim si “mbështjellje të korrupsionit me flamur shteti.”…., transmeton Zhurnal.mk
Iseni shton se takimi me ish-kreun e qeverisë maqedonase është i barabartë me takimin me korrupsionin, dhe shpjegon se justifikimi si “detyrë zyrtare” e këtij takimi e kthen turpin në një precedent të ligjshëm.
Ai përfundon duke bërë pyetjen se sa mendon Bujar Osmani se shqiptarët nuk e mbajnë mend kush ishte Gruevski dhe lidhjet e tij, duke nënvizuar sfidat e së vërtetës dhe përgjegjësisë gjatë politikës.//Zhurnal.mk