Shkup, 1 tetor – Mbrëmë Shkupi ishte dëshmitar i një dueli politik që po nxeh gjithnjë e më shumë atmosferën parazgjedhore. Dy tubimet e zhvilluara ai i koalicionit VLEN dhe ai i AKI-së – jo vetëm që vulosën masovitetin e fushatës, por edhe treguan qartë dallimin e linjës politike mes dy blloqeve shqiptare, shkruan Zhurnal.
Masoviteti i tubimeve një balancë i përafërt e vështirë i parashikueshëm –
Në të dyja tubimet masoviteti nuk mungoi. Sheshet dhe sallat u mbushën me simpatizantë të zjarrtë që duartrokisnin dhe brohorisnin liderët e tyre. Asnjëra palë nuk pati epërsi të dukshme në numrin e pjesëmarrësve, një tregues se elektorati shqiptar në Shkup është i mobilizuar dhe se gara për komunat kryesore, përfshirë Çairin, do të jetë jashtëzakonisht e nxehtë.
Nëse kërkojmë të nxjerrim dallimin kryesor mes dy tubimeve përshkruhet dallimi ndërmjet fyerjeve dhe planeve. Në tubimin e AKI-së, fokusi shpesh u zhvendos drejt fyerjeve dhe retorikës denigruese ndaj kundërshtarëve politikë. Ndërsa në anën tjetër, VLEN doli me një ofertë më të strukturuar plane, projekte konkrete dhe premtime të matshme për qytetin dhe komunat shqiptare të Shkupit. Ky kontrast mes dy qasjeve i dha VLEN-it një përparësi në perceptimin e opinionit publik si forca që ofron alternativë, jo vetëm kundërshtim.
Mesazhi politik i Mexhitit kishte të bëjë me identitet dhe dinjitet –
Një nga momentet kulmore të tubimit të VLEN-it ishte fjala një nga kryesuesit të VLEN-it dhe kandidatit për komunën e Çairit, Izet Mexhiti. Me një gjuhë të fortë, plot emocione dhe simbolikë identitare, ai theksoi se:
“Ne nuk jemi zagar, ne jemi shqiptarë; jo, nuk jemi as hyzmeqarë, as gënjeshtarë. Jemi njerëz me dinjitet.”
Deklarata të tilla nuk janë vetëm fjalë retorike ato synojnë të krijojnë një linjë ndarëse të qartë me rivalët politikë dhe të projektojnë një imazh të qëndrueshëm të shqiptarëve si faktor dinjitoz, që nuk bën lëshime në kurriz të interesave kombëtare. Por, megjithatë, kjo deklaratë e Mexhitit erdhi si kundërpërgjigje e ofendimit të Ali Ahmetit ku të gjithë liderët e VLEN-it i quajti zagarë.
Mexhiti nuk u ndal këtu, ai vazhdoi duke akuzuar rivalët për mbështetje të projekteve të kontestuara si “Open Balkan”, për lidhje me figura serbe si Daka Davidoviq dhe për hapjen e kazinove në vendbanimet shqiptare. Këto akuza, të kombinuara me refuzimin e tij publik, kishin synim të qartë të vizatojnë VLEN-in si gardian të integritetit politik shqiptar.
Tubimet masovike dëshmi e një gare të ashpër –
Tubimi i mbrëmshëm nga VLEN në kontrast me atë të AKI-së për nga përmbajtja por i ngjashëm për nga masoviteti. Tubimi i VLEN-it e bëri të qartë se shqiptarët do të zgjedhin mes dy qasjeve një politike të bazuar në kritika të ashpra dhe fyerje, dhe një tjetre të fokusuar në projekte konkrete e identitet politik të artikuluar.
Në të dyja rastet, masoviteti tregoi se gara është e hapur dhe intensive. Por mënyra se si u perceptuan mesazhet, sidomos ato të VLEN-it, sugjeron se votuesi shqiptar do të kërkojë më shumë se retorikë do të kërkojë garanci për dinjitet dhe projekte të prekshme për jetën e përditshme.
Prandaj, mbetet të shihet ditët në vijim ka vetëm dy ditë që kur jemi futur në fushatën zyrtare dhe kur tonet janë ashpërsuar tejmase, por ajo që është e rëndësishme duhet të përcillet në çdo fushatë që gara për të qenë demokratike dhe rezultati për të pasur kuptim dhe peshë e ndikim doemos duhet të burojë nga një fushatë fer, paqësore dhe e lirë. /Zhurnal.mk
