Anketa IRI: Zhurnal renditet ndër 4 mediat shqiptare më të besuara në Maqedoninë e Veriut

nga Redaksia

Shkup, 12 shtator – Sipas anketa të fundit të Institutit amerikan për hulumtime të opinionit (IRI), agjencia e lajmeve Zhurnal është renditur ndër katër mediat shqiptare më të besuara në Republikën e Maqedonisë së Veriut, shkruan zhurnal.

Në pyetjen kryesore të anketës për atë se “cilit medium i besoni më së shumti në Maqedoninë e Veriut”, rezultatet në listën e mediave shqiptare u shquan si më poshtë:

  • Alsat: 10%
  • TV21: 1%
  • Portalb: 1%
  • Zhurnal: 1%

Studimi është zhvilluar gjatë periudhës prej datës 11 maj deri më 19 qershor 2025, ndërsa të anketuarit janë 72% maqdedonas dhe 28% shqiptarë.

Anketa është realizuar nga ‘Ipsos’ në bazë të një pyetësori të hartuar nga Instituti ndërkombëtar republikan (IRI).

Rezultatet dëshmojnë se edhe në mesin e mediave me përfaqësues shqiptarë, Zhurnal vazhdon të jetë një nga burimet më të besueshme të informatave për publikun në vend.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More