Në panairin e madh Klik Expo Group, Digitalb ka hapur stendën e saj, duke sjellë për vizitorët një eksperiencë të veçantë digjitale. Abonentë të rinj dhe ata ekzistues, kanë mundësinë të përfitojnë dhurata ekskluzive dhe të njohin nga afër ofertat e Digitalb.
Në qendër të prezantimit qëndron aplikacioni i Digitalb, një platformë që sjell të gjitha shërbimet e transmetimit në një vend. Përmes tij, klientët mund të aksesojnë video on demand, të ndjekin kanalet sportive më të njohura, si dhe kanalet tematike sipas preferencave të tyre, për të gjitha grupmoshat.
Ky aplikacion synon të sjellë të gjithë përmbajtjen e Digitalb në dispozicion të përdoruesve, kudo dhe kurdo.
“Panairi Tirana International Fair Windows into the Future”, ka tërhequr vizitorë nga e gjithë vendi, dhe stenda e Digitalb shfaqet si një nga atraksionet kryesore, duke kombinuar teknologjinë, argëtimin dhe dhuratat për të gjithë.
Pjesëmarrja në këtë panair, është një mundësi për të thelluar lidhjen me abonentët dhe për të prezantuar risitë më të fundit.
Vizitorët mund të provojnë aplikacionin në vend dhe të eksplorojnë përmbajtjen që e bën Digitalb një nga platforma më të dashura në Shqipëri, duke treguar se e ardhmja e transmetimit digjital është tashmë këtu.
