Raportohet se Apple ka një ekip prej qindra punonjësish të cilët janë përfshirë në një produkt të ri i cili bashkëngjit një ekran të stilit të iPad në një krah robotik që përdor aktivizues për të anuar poshtë dhe lart dhe rrotulluar 360 gradë.
Kjo pajisje quajtur “tabletop” mund të shërbejë për qëllime të ndryshme si kontrolli i shtëpisë inteligjente, ndjekja e video konferencave apo monitorimi i sigurisë së shtëpisë.
Mark Gurman i Bloomberg raportoi se kompania është duke eksploruar robotikën në shtëpi muajt e fundit dhe tani thotë se projekti po ecën përpara drejtuar nga Kevin Lynch, zëvendës president i teknologjisë pranë Apple.
Pajisja mund tu përgjigjet komandave duke përdorur Siri dhe funksionalitetet AI të Apple Intelliigence. Apple është duke testuar modelet përmes një versioni të përshtatur të iPadOS sipas Bloomberg.
Kjo lëvizje e re e Apple vjen pas anulimit të projektit të makinës dhe lançimit të pajisjes VR Vision Pro në fillim të vitit.
 
			        
