Apple mund të zgjerojë objektin e saj të prodhimit në Brazil për të shmangur tarifat e larta të Trump

nga D. V.

Sipas burimeve të njohura me këtë çështje, Apple po planifikon të zgjerojë fabrikën e saj prodhuese në Brazil në një përpjekje për të shmangur tarifat e vendosura rishtazi ndaj Kinës nga administrata e Donald Trump.

Tarifat e sapo shpallura të Trump përfshijnë 34% në importet kineze dhe 26% në indiane, dy tregje vendimtare për pajisjet Apple.

Kjo do të thotë se Apple do të detyrohet të paguajë taksa më të larta dhe t’ua transferojë atë klientëve të saj, përcjell Telegrafi.

Për të zbutur ato tarifa të larta, kompania po shqyrton zgjerimin e objektit të saj të montimit në Brazil pasi vendi përballet vetëm me një taksë importi prej 10%.

Thuhet se Apple filloi të bëjë planet në vitin 2024 dhe tashmë ka marrë certifikimin e nevojshëm në mënyrë që Apple dhe Foxconn të mund të montojnë iPhone 16.

Kompania me bazë në Cupertino ka prodhuar iPhone 13, 14 dhe 15 në fabrikën e saj braziliane, por planifikon të zgjerojë prodhimin me iPhone 16 Pro. Kjo do të kërkonte disa ristrukturime dhe investime.

Në këtë mënyrë Apple jo vetëm që do të plotësojë kërkesën vendase, por edhe do të eksportojë një pjesë të prodhimit në SHBA, duke shmangur një pjesë të madhe të tarifave.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More