Shkup, 22 tetor – Arben Taravari pasi fundosi anijen me të cilën lundëroi para se të “ngulfatet” më mirë është të dorëhiqet. Zgjedhjet lokale zbuluan shumë të vërteta, në fakt, nuk po determinojnë vetëm kryetarët e komunave por po sjellin fakte të qarta që ndryshime drrastike duhet të ketë edhe në skenën qendrore të partive politike. Arben Taravari sot akuzon VLEN-in për “bashkëpunim me VMRO‑DPMNE” duke harruar që në secilën paraqitje të tij publike ka falënderuar po këtë parti VMRO-në që i ka ndihmuar në Gostivar. Madje, e përmend Mickoskin me shumë krekosje dhe çdoherë ka thurr lavde e elozhe, e veçon se ky i fundit njihet më shumë me Mickosin, para se të largohej nga VLEN-i publikisht tha se Mickoski është shumë korrekt por VLEN-i nuk bënë, me fjalë të tjera ngjante sikurse Taravari edhe në portofolin e tij mban fotografinë e kryeministrit Mickoski, por që çuditërisht për ta sulmuar VLEN-in ka gjetur përmes Mickosit, e çuditshme dhe e palogjikshme, shkruan Zhurnal.
Kujtesë historike kolektive është më e gjatë sesa mendon Taravari, “fitorja” me votat e VMRO-së në Gotivar –
Arben Taravari u zgjodh kryetar komune në Gostivar duke udhëhequr partinë Aleanca për Shqiptarët (ASH). Sipas të dhënave, në zgjedhjet lokale të vitit 2021 ai mori 18.685 vota (57,73 %) kundrejt kundërkandidatit, Nevzat Bejta, që mori 12.982 vota (40,11 %). Sikurse, vitin 2017 ngjashëm edhe vitin 2021 Arben Taravari ka fituar në Gostivar falë bashkëpunimit të tij të ngusht me VMRO-DPMNE parti të cilën tani e akuzon.
Pra, votues të VMRO-DPMNE-së janë munduar të mbështesin Taravarin kriter që ai sot e përdor për t’i akuzuar të tjerët. Se Taravari u bë kryetar komune me votat e VMRO-së e dinë të gjithë e as vet Taravari nuk e mohon këtë gjë, madje me krenari e pohon dhe thotë që ka qenë bashkëpunim korrekt.
Pra, para se të hetojë “bashkëpunime” të tjerëve me VMRO-në, Taravari duhet të shpjegojë publikisht se çfarë marrëveshjesh, direkte apo indirekte, ai ka bërë atëherë. Nuk është thjesht çështje morali është çështje logjike kush jep leksione duhet të ketë duart e pastra.
Taravari po e fundos anijen me të cilën po lundëron, shkatërrimi i ASH-së dhe humbja e thellë i faturohet pikërisht Taravarit –
Aleanca për Shqiptarët një nga partitë më të strukturuara në nivel vendi aktualisht është e ndarë në tre pjesë si pasojë e Arben Taravarit. Krahu që Taravari drejton ka përjetuar humbje të thellë e të dyfishtë. Njëherë u tkurrën pas vendimit të gabuar të Taravarit që të largohet nga VLEN-i, e humbja e dytë më e rëndë më e thellë është dënimi i popullit në këto zgjedhje lokale.
Kjo ndarje nuk është thjesht “politikë e brendshme”, por ka pasur pasoja reale ASH-ja humbi kapacitetin e bashkimit dhe rënien në rezultatet zgjedhore të shqiptarëve në një moment kur duheshin bashkuar.
Kjo në faktë është themel i dobësimit të votës shqiptare në Maqedoninë e Veriut sepse ndarja bashkon vota të shqiptareve, ndërsa fragmentimi i tyre u shfrytëzua nga partite maqedonase. Kur një lider si Taravari sot dënon “bashkëpunimin me VMRO-në”, por në fakt të gjithë shohin që partia e tij është e copëtuar, argumenti i tij dobësohet dhe humbësja kryesore është vota shqiptare, jo VMRO-ja.
Taravari pësoi humbje katastrofale, “19 tetori është afër” ishte fraza e tij por u shndërrua në fundin e tij –
Taravari nuk ka siguruar rezultatet që synonte e dëshironte, qëllim kishte që ASH-ja të fitojë 4 komuna, e në vend të kësaj nuk mori asnjë. Edhe në njësinë kryesore ku udhëhiqte Gostivar që njihej si bastion i Taravarit nuk arriti të sigurojë cenzusin e nevojshëm që zgjedhjet të jenë të pranueshme. Pra, as në bastionin e tij një e treta e qytetarëve nuk e duan Taravarin e lëre më në qytetet tjera.
Humbja reale nuk është vetëm personale, por strukturore partia që duhej të kishte shtytje është shndërruar në subjekt që “ruan status quo-në” dhe nuk prodhon ndryshim. Kur parashikon “fitore në 4 komuna”, dhe mbetesh pa asnjë kjo është humbje e thellë.
Përse Taravari duhet të japë dorëheqje?
Lidershipi nuk është vetëm drejtimi, është garanci nëse nuk mund të arrish objektivat, nuk fiton besimin në këtë rast, ka humbur besimin. Kur akuzon të tjerët për të njëjtat praktika që ti vetë i ke pasur (bashkëpunim me VMRO, marrëveshje të fshehta, mungesë përgjegjësie), atëherë krijon hipokrizi të qartë morale dhe shkatërron kredibilitetin.
Vota shqiptare kërkon drejtues që janë të qartë, të bashkuar, dhe jo të përfshirë në luftëra të brendshme që e dobësojnë pozicionin politik të shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut. Taravari ka bërë kalkulime që nuk janë justifikuar me rezultate reale dhe për këtë ai duhet të marrë përgjegjësi më tepër se sa të akuzojë të tjerët.
Në politikë, rezultati është realiteti jo vetëm retorika. Kur premtimet nuk mbahen të lëvizësh drejt dorëheqjes është hapi më etik dhe më i mirë për besueshmërinë institucionale. Prandaj, dorëheqja e Arben Taravarit nuk është çështje pendimi personal, por çështje morali politik dhe fati i votës shqiptare në Maqedoninë e Veriut. Lider lind nuk mund të bëhesh, Arben Taravari, tentoi të bëhet por dështoi është koha të hap rrugë!/ Zhurnal.mk
