Në një kohë kur çmimi i arit ka shënuar një rritje historike, duke kaluar për herë të parë pragun e 4 mijë dollarëve për ounce në tregun ndërkombëtar, interesi për këtë aset të sigurt është rritur ndjeshëm.
Tensionet tregtare, dobësimi i dollarit amerikan dhe pasiguria ekonomike globale kanë nxitur investitorët, përfshirë bankat qendrore dhe fondet pensionale, të shtojnë arin në portofolët e tyre.
Në këtë kontekst, bankat në vend ofrojnë një zgjidhje të besueshme për të gjithë ata që duan të investojnë në lingota dhe monedha ari, me koleksione të certifikuara dhe çmime të bazuara në kursin ndërkombëtar të ditës.
Me rritje mujore prej 12% në shtator, ari po kthehet në një shtyllë të fortë të diversifikimit financiar.
Në tregun vendas, ari arrin në treg ndërkombëtar rreth 3,885 dollarë për ounce, ndërsa në tregun shqiptar shitet afër 278,000 lekëve, me variacione sipas pastërtisë (22KARAT, 18KARAT etj.).