Ariu bllokohet në një veturë në Kolorado, ‘ridekoron’ pjesën e brendshme

nga D. V.

Një ari arriti të mbyllej brenda një makine të parkuar në Kolorado dhe shkatërroi pjesën e brendshme të automjetit, përpara se të lirohej nga një zëvendës sherif.

Zyra e sherifit të Qarkut Jefferson ndau pamjet e kamerave të trupit të regjistruara nga një ndihmës, i thirrur në një vendndodhje në kodrat e ulëta.

“Oh, ka një ari atje brenda”, dëgjohet të thotë ndihmësi pasi shikoi nga një dritare, transmeton Telegrafi.

Ndihmësi përdori një litar për të hapur derën e makinës nga një distancë e sigurt, duke e liruar ariun.

Kafsha arriti të shkatërronte plotësisht pjesën e brendshme të automjetit përpara se të lirohej.

“Kujdes: Arinjtë mund ta ridekorojnë makinën tuaj”, tha departamenti në Facebook.

“Arinjtë janë të mirë në thyerjen e automjeteve, por jo aq të mirë në daljen jashtë. Kjo është një kujtesë e mirë për t’i mbajtur automjetet tuaja të mbyllura, edhe kur jeni në shtëpi. Gjithashtu, arinjtë mund të nuhasin çdo ushqim të lehtë që mund të lini në makinën tuaj, prandaj mos i tundoni ata ta shndërrojnë makinën tuaj në një bufe arinjsh”, u tha ndër tjera.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More