Arrestohet 24-vjeçari shqiptar në Itali

nga Xh M

Një 24-vjeçar shqiptar është arrestuar nga policia italiane.

Ai akuzohet për veprën penale “Trafikim i lëndëve narkotike”. Policia ka kontrolluar pjesën e jashtme të banesës së shqiptarit dhe ka vënë re se i riu ka tentuar të fshehë një kuti brenda një gardërobë që ndodhej në tarracën e shtëpisë së tij.

Shqiptari rezultonte me precedente të mëparshëm penal. Gjithashtu në banesë iu gjetën një kuti me disa doza hashash gjithsej 700 gram, një peshore precize. dhe njëqind euro para të gatshme.

24-vjeçari u arrestua dhe u shoqërua në burgun e Marasit dhe u vu në dispozicion të AG-së i cili dje pas vërtetimit të arrestit ka dhënë masën e sigurisë arrest shtëpie.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More