Arrestohet bashkëshortja e mjekut ndaj të cilit u qëllua dje në Kumanovë

nga D. V.

Shkup, 8 tetor – Më 07.10.2025, zyrtarët policorë nga SPB Kumanovë e privuan nga liria A.A. (43) nga Tetova, për shkak të dyshimeve se është e përfshirë në përpjekjen për vrasjen e bashkëshortit të saj Z.Š. (43) nga fshati Sllupçan, komuna e Likovës.

Gjithashtu, në lidhje me ngjarjen, për bisedë zyrtare në SPB Kumanovë janë thirrur gjashtë persona, ndërsa në shtëpinë e B.S. (50) nga Kumanova, me urdhër gjykate, është kryer kontroll.

Pas dokumentimit të plotë të rastit, ndaj A.A. do të ngrihet kallëzim përkatës, ndërsa ndaj Lj.F. (36) nga Gostivari, i cili dyshohet për përpjekje vrasjeje dhe ende është në arrati, pas konsultimeve me Prokurorinë Themelore Publike, gjithashtu do të paraqitet kallëzim penal.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More