Arrestohet i mituri kumanovar, dyshohet se ka montuar fotografi me përmbajtje eksplicite të një të miture

nga D. V.

Një adoleshent nga Kumanova ka montuar dhe publikuar foto me përmbajtje eksplicite të një të miture, policia e ka arrestuar dhe ndaj tij do të ngrihet kallëzim.

“Dje në ora 15:20, zyrtarë policorë nga SPB Kumanovë kanë privuar nga liria një 16-vjeçar nga Kumanova, duke vepruar pas një denoncimi paraprak se në rrjetet sociale kishte publikuar foto të montuara me përmbajtje eksplicite të një të miture”, njoftoi Policia.

Ai është shoqëruar në stacion policor dhe, pas dokumentimit të plotë të rastit, ndaj tij do të pasojë kallëzim përkatës.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More