Protesta nga e hëna para Drejtorisë Tatimore (DAP) Kumanovë, për shkak të taksës retroaktive

Nga B.M
699 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Shkup, 9 janar – Banorët e Kumanovës që vite më parë punuan në bazat amerikane në Irak dhe Afganistan, do të protestojnë çdo ditë, nga e hëna deri të premten, për shkak të vendimit të Drejtorisë të Ardhurave Publike (DAP), për të tatimuar në mënyrë retroaktive, fondet që kanë marrë bazuar në pagën e tyre të vitit 2020.
Qytetarët kanë kërkuar rishikim të vendimeve dhe ndalimin e mbledhjes së detyruar nga DAP.
Sipas njoftimit për media, protestat do të zgjasin nga ora 14:00 deri në 16:00, kurse do të organizohen para objektit te Drejtorise te Ardhurave Publike (DAP) Kumanovë.
Portali: KUMANOVA SOT

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër