“Asistentit perfekt që kupton botën tënde…”/OpenAI hedh në treg ChatGPT Atlas, Google nuk është aspak i lumtur!

nga D. V.

Në çdo episod të “Top Tech” me Mateo Kadriun zbulojmë të rejat më të fundit nga bota e madhe e teknologjisë. Me informacione dhe gjithçka të detajuar rreth risive dhe mundësive që po na ofrohen çdo ditë sidomos nga Inteligjenca Artificiale me avancimin e projekteve nga më të ndryshme.

OpenAI hedh në treg ChatGPT Atlas

Beteja për të ardhmen e internetit  është ndezur keq! OpenAI ka hedhur në treg ChatGPT Atlas, një browser me inteligjencë artificiale të integruar, që synon të bëhet porta kryesore e çdo klikimi online. Dhe le ta themi hapur — Google nuk është aspak i lumtur.

Atlas nuk është thjesht një Google Chrome. Jo, ky është një “super-asistent” që të ndihmon të kërkosh, të planifikosh, madje edhe të rezervosh tavolinë për darkë, pa dalë fare nga faqja. Tani, në vend që të shkruash në Google “bare të lira në Long Island City”, ChatGPT ta gjen, ta rekomandon dhe pyet: “Në ç’orë do ta bëjmë rezervimin, shef?”

CEO i OpenAI, Sam Altman, e përshkroi Atlas si një hap drejt “asistentit perfekt që kupton botën tënde.” Duket si  një AI që të njeh më mirë se prindërit. Ndërkohë, Google po përpiqet të mos dridhet — sepse Atlas i ka dalë përballë direkt biznesit që i sjell miliarda kërkimit online.

Sigurisht, Google nuk do rrijë duarkryq. Chrome tashmë ka Gemini që të përmbledh faqe, gjen përgjigje dhe së shpejti ndoshta do të të bëjë dhe kafenë.

Por tani për tani, Atlas është si ai studenti i ri që hyri në klasë dhe mori direkt vëmendjen e të gjithëve.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More