Shkup, 6 tetor – Transportuesit privatë në Shkup nga nesër do të qarkullojnë sipas orarit të rregullt. JSP pasdite ka paguar nga 6 milion denarë për secilën nga tri kompanitë.
“Kjo na mjafton që për dy javët e ardhshme të punojmë rregullisht dhe shpresojmë që gjatë kësaj periudhe të kemi mjete, dmth pagesa nga JSP, për të mundur të punojmë pa ndërprerje,” thonë transportuesit privatë.
Transportuesit privatë të premten kërkuan nga JSP të paguhet totali i borxhit prej 170 milion denarësh, prej të cilit, siç deklaruan, aktualisht kanë qenë të pjekura 90 milion denarë. Sot ata qarkulluan në mënyrë të reduktuar nga ora 5 deri në 10.