Balla: Sulme të përsëritura të Berishës ndaj ambasadorëve, mbledhim komisionin e Etikës

nga D. V.

Kryetari i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla dënoi sot deklaratat e kreut të Partisë Demokratike, Sali Berisha në Kuvend, ndaj ambasadorit të Delegacionit të Bashkimit Europian në Tiranë, Silvio Gonzato.

Balla i konsideroi këto deklarata, sulme të përsëritura dhe theksoi se Partia Socialiste do të depozitojë kërkesë pranë komisionit të etikës në Kuvendin e Shqipërisë që Berisha të japë shpjegime por edhe Kuvendi të ndalë njëherë e përgjithmonë sulmet.

“Sulmi që sapo ndodhi në këtë foltore kundrejt ambasadorit të BE-së në Shqipëri është i përsëritur. Kjo nga i njëjti individ për 35 vite kundër ambasadorëve të SHBA-së, kundër ambasadorëve të tjerë të vendeve mike, kundër ambasadorit të BE-së”, u shpreh Balla.

Balla tha se kjo bie ndesh me parimet e Konventës së Vjenës dhe me interesin kombëtar të Shqipërisë”.

“BE mbetet partneri ynë më i rëndësishëm dhe Shqipëria brenda vitit 2030 do të jetë anëtare e BE-së, pavarësisht orientimit tuaj aspak në favor të kësaj aspirate historike”, tha Balla, duke iu drejtua opozitës.

Duke folur për deklaratat e Berishës në Kuvend, Balla kujtoi se një prej arsyes së shpalljes “non grata” të Berishës nga SHBA janë sulmet e përsëritura kundër ambasadorëve.

Gjatë diskutimit të projektligjit “Për barazinë gjinore” në Kuvend, kreu i PD-së Sali Berisha u shpreh se ambasadori i BE-së në Tiranë Silvio Gonzato po përpiqet t’i imponojë shoqërisë shqiptare standarde të shumëfishta gjinore.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More