Banka Popullore prezanton projeksionet, rritja ekonomike 3.5%, inflacioni 3.9%

nga Xh M

Rritja e Prodhimit të Brendshëm Bruto do të arrijë 3.5% këtë vit, ndërsa inflacioni 3.9%, parashikon Banka Popullore në projeksionet makroekonomike të vjeshtës, të cilat i prezantoi guvernatori Trajko Sllaveski. Në periudhën 2026–2028, rritja do të përshpejtohet në 4%. Sipas vlerësimeve të Bankës Popullore, deficiti i llogarisë rrjedhëse do të arrijë në 4.2 për qind të PBB-së, që paraqet zgjerim të deficitit në krahasim me vitin e kaluar.

“Projeksionet më të fundit makroekonomike për periudhën 2025–2028 tregojnë qëndrueshmëri dhe rritje solide të ekonomisë. Për këtë vit pritet rritje prej 3.5 për qind, ndërsa në periudhën 2026–2028 ajo do të përshpejtohet në 4 për qind. Sa i përket inflacionit, norma mesatare do të jetë 3.9 për qind dhe më pas do të ndjekë një trajektore zbritëse, duke u kthyer drejt mesatares historike.”, – deklaroi guvernatori, Trajko Sllaveski.

Siç vuri në dukje Sllaveski, në nëntë muajt e parë të vitit 2025, aktiviteti kreditues ka shënuar rritje të fortë, e cila, sipas Bankës Popullore, do të vazhdojë deri në fund të vitit.

“Në periudhën 2025–2028 priten prurje solide neto në llogarinë financiare, të cilat do të përdoren për financimin e deficitit të llogarisë korente. Sa i përket strukturës, pjesa më e madhe e prurjeve neto pritet të vijë në formën e investimeve të huaja direkte dhe huamarrjes afatgjate të shtetit nga jashtë. Gjatë gjithë periudhës së projeksionit pritet rritje e rezervave valutore dhe ruajtje e një niveli të qëndrueshëm për stabilitetin e monedhës vendase.”, – theksoi guvernatori, Trajko Sllaveski.

Megjithatë, rreziqet mbeten të theksuara dhe kryesisht negative.

Rreziqet kryesore nga mjedisi i jashtëm janë të ngjashme me ato të prillit dhe lidhen kryesisht me efektet e politikave proteksioniste, pasigurinë e madhe në politikat tregtare dhe tensionet gjeopolitike. Gjithashtu, ekzistojnë ende rreziqe nga faktorët e brendshëm, të cilat mund të ndikojnë në kërkesën dhe çmimet në ekonomi.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More