“Barazia gjinore”, KSHZ miraton fletën tip për mbledhjen e nënshkrimeve për referendum

nga D. V.

Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve miratoi sot kërkesën për pajisjen me fletë tip për mbledhjen e nënshkrimeve për zhvillimin e referendumit të përgjithshëm për shfuqizimin e ligjit “Për barazinë gjinore”.

Kërkesa është paraqitur nga grupi nismëtar për referendumin e përgjithshëm për çështje të rëndësisë së veçantë, mbrojtja e familjes, i përbërë nga 16 anëtarë: Erald Aga, Ilir Zmalaj, Alberto Konti, Fatjon Softa, Petrit Levendi, Lirim Fëlluza, Armando Vrushi, Andi Tepelena, Etleva Merko, Igli Zepishta, Perparim Gjeka, Olsi Çaushi, Vladimir Kera, Besnik Muçi,  Ada Lushi, Kastriot Çipi.

Konkretisht përfaqësuesit e komitetit nismëtar për referendumin “Pro Familjes”, kanë paraqitur pranë Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, kërkesën për fillimin e procedurave për zhvillimin e një referendumi të përgjithshëm për shfuqizimin e ligjit “Për barazinë gjinore”.

Shqyrtimi i kësaj kërkese u shty për në seancën e radhës dhe iu la kohë grupit nismëtar për qartësimin e çështjeve të rëndësisë së veçantë.

Gjithashtu, në mbledhjen e sotme u plotësua edhe vakanca në Këshillin e Bashkisë Vlorë, me kandidatin nga lista shumemërore e “Partisë Socialiste të Shqipërisë”, Rozina Kormuzi.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More