Barcelona do të lejohet të regjistrojë përkohësisht Olmon dhe Victor

nga D V

Barcelona thuhet se do të lejohet të regjistrojë përkohësisht lojtarët e saj, mesfushorin Dani Olmo dhe sulmuesin Pau Victor.

Sipas Cadena SER, Këshilli i Lartë i Sporteve (CSD) do t’i lejojë Barcelonës të regjistrojë përkohësisht Olmo dhe Victor.

Pasi ky vendim të shpallet zyrtarisht, lojtarët do të mund të rikthehen në fushë.

Kjo nuk do të thotë se ata do të luajnë domosdoshmërisht kundër Athletic Bilbao në ndeshjen e parë gjysmëfinale të Superkupës së Spanjës sot (e mërkurë), 8 janar, por nuk përjashtohet.

Në përgjithësi, ky vendim nuk është përfundimtar dhe nuk do të thotë se lojtarët do të lejohen përgjithmonë të luajnë për klubin deri në fund të sezonit 2024/25.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More