Beci takon Myftiun e Shkodrës: Projekte infrastrukturore për komunitetin islam dhe qytetarët

nga D V

Kryetari i bashkisë Shkodër Benet Beci ka vizituar sot Myftininë e Shkodrës ku është takuar me Myftiun e Shkodrës, Imam Muhamed Sytari. Në fokus të bisedës kanë qenë projektet e nisura në infrastrukturë në shërbim të Shkodrës.

Gjatë bisedës kryebashkiaku dhe Myftiu i Shkodrës kanë ndarë detaje nga projekti i Zdrales, që përfshin rregullimin e sheshit përpara xhamisë, ndërtimin e abdeshanes dhe rikonstruksionin e Xhamisë së Parrucës, si një vlerë të pazëvendësueshme për komunitetin islam dhe për gjithë qytetin e Shkodrës.

Myftiu Sytari dhe kryebashkiaku Beci u ndalën edhe te një tjetër monument i rëndësishëm jo vetëm për Shkodrën, por për të gjithë Ballkanin, ajo e Xhamisë së Plumbit, e cila pritet të inaugurohet gjatë këtij viti.

Gjatë diskutimeve kryebashkiaku Beci mirëpriti propozimin e Myftiut të Shkodrës për shndërrimin në muze të shtëpisë së familjes Myftia, pranë Xhamisë së Plumbit, gjë që do të krijonte një kompleks muzeal në të gjithë zonën.

Biseda mes kreut të bashkisë Beci dhe myftiut Sytari vijoi në diskutimet dhe mundësitë e bashkëpunimeve mes palëve në të mirë të banorëve të qytetit të Shkodrës.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More