Begaj për Nanon: Do të mbahet mend si lideri liberal dhe reformator

nga D. V.

Presidenti Bajram Begaj shprehu sot ngushëllimet e tij për ndarjen nga jeta të ish-kryeministrit Fatos Nano.

Kreu i Shtetit vlerësoi rolin e liderit socialist Fatos Nano përgjatë tranzicionit të vendit, si dhe politikat reformiste e liberale që ai ndoqi përgjatë aktivizimit në politikën shqiptare.

“Me hidhërim të thellë mësova ndarjen nga jeta të Fatos Nanos, liderit socialist dhe të tranzicionit të Shqipërisë në vitet ‘90 dhe 2000. Fatos Nano do të mbahet mend si lideri liberal dhe reformator. Ngushëllimet i shkojnë familjes, si dhe miqve e dashamirësve të shumtë të tij. I paharruar!”, shkroi Begaj në mesazhin e ngushëllimit.

Ish-kryeministri Fatos Nano u nda sot nga jeta në moshën 73-vjeçare, pas problemeve të rënda shëndetësore. Nano ka shërbyer pesë herë si kryeministër dhe për 14 vjet si kryetar i Partisë Socialiste.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More