Berisha apel mazhorancës të votojnë Ndregjonin për Avokat të Popullit

nga D. V.

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha i bëri apel sot mazhorancës të votojnë Besim Ndregjonin, kandidatin e propozuar nga PD për Avokatin e Popullit.

Duke marrë fjalën për procedurë në Kuvend, Berisha tha se “problemi i zgjedhjes së Avokatit të Popullit është një problem që shtyhet prej pothuajse një viti dhe shtyhet, sepse ju ose kreu juaj Rama nuk pranon kandidaturën që paraqet opozita ndonëse ai plotëson çdo kriter dhe e nderon atë detyrë”.

“Rregulli për zgjedhjen e Avokatit të Popullit ka qenë që ai të propozohet nga opozita. Por ju kërkoni që nëpërmjet përjashtimeve pa asnjë kriter të kandidaturave që paraqet opozita, të impononi kandidatët dhe të jeni të gatshëm ta shtyni me vite vetë e vetëm se një kandidature nuk pranohet se ka vitet e persekutimit dhe burgosjes politike”, nënvizoi Berisha.

Kreu i opozitës u shpreh se “ju keni hezitim të pranoni një kandidat nga shtresa e të persekutuarve politikë ndonëse Ndregjoni plotëson të gjitha kriteret”.

Berisha ftoi deputetët të votojnë kandidaturën e Ndregjonit.

“Ta votojmë Ndregjonin dhe ta mbyllim këtë punë. Ky është institucion që duhet të plotësohet me drejtuesin e tij”, tha Berisha.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More