Berisha: Do kërkojmë komision hetimor për zgjedhjet në Kuvend

nga D. V.

Partia Demokratike mblodhi sot kryesinë për herë të parë pas humbjes së zgjedhjeve parlamentare të 11 majit dhe dy ditë para nisjes së sesionit të ri parlamentar për këtë legjislaturë.

Në fjalën e tij kryetari i Partisë Demokratike tha se opozita do të nisë parlamentin me një komision hetimor parlamentar për zgjedhjet.

“Parlamentin do ta hapim prapë me komision hetimor për zgjedhjet. Themelore, fjala e lirë, vota e lirë. Prapë me komisione hetimore. T’i nxjerrim kriminelët elektoralë para shqiptarëve siç nxorëm kriminelët e djegësve”, tha Berisha.

Berisha garantoi qytetarët se në parlament, PD do të jetë e pamposhtur në mbrojtje të interesave të tyre.

“Kjo është një betejë shumëplanëshe. Edhe në planin ndërkombëtar, miqtë tanë, të cilët nuk mund të themi se nuk na kanë mbështetur, na kanë mbështetur. Pra, koordinimi i kësaj beteje kërkon detyrimisht edhe mbështetjen tek miqtë tanë, miqtë e demokracisë në Shqipëri, miqtë e votës së lirë në Europë dhe botë e kudo që janë”, tha Berisha.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More