Blerja e një banese apo shtëpie sfidë për të rinjtë e këtij vendi!

nga I.A

Shkup, 24 shkurt – Lufta më e madhe të cilën shumë të rinj e humbin është përpjekja ekzistenciale në vend, pra bëhen tentime për të siguruar një çati mbi kokë që për të filluar nga zeroja. E këtë gjë shumë të rinj dështojnë jo se janë të paaftë për ta bërë por përshkak të mundësive të pakta që ekzistojnë. Prandaj, edhe heqin dorë nga kjo përpjekje e migrojnë në kërkim të një mundësie më të mirë për perspektivën e së ardhmes, shkruan Zhurnal.

Kur do të fillojë projekti “Bli shtëpi për të rinj”?

Pas Vitit të ri do të dalim me kushtet dhe mënyrën se si çiftet e reja të martuara do të mund të marrin pjesë në kushte të favorshme në projektin “Bli shtëpi për të rinj”, deklaroi zëvendëskryeministri dhe ministri i Transportit, Aleksandar Nikolloski, në fundvitin që lamë pas.

“Dua të paralajmëroj se nga viti i ardhshëm, do të fillojmë të zhvillojmë projektin “Bli shtëpi për të rinj”, i cili duhet t’u mundësojë shumë çifteve të reja të martuara të kenë shtëpinë e tyre në kushte jashtëzakonsht të favorshme. Për këtë arsye jemi duke i përgatitur planet dhe pas Vitit të Ri do të dalim me propozime konkrete se në cilat komuna mund të realizohet kjo dhe në çfarë mënyre do të mund çiftet e reja të martuara të marrin mbështetje dhe ndihmë për shtëpinë e tyre”, tha ministri Nikolloski në ngjarjen e organizuar nga Lidhja e odave ekonomike lidhur me zgjidhjet inovative për shtëpi intelegjente.

Ai tutje pati theksuar se propozimet inovative nënkuptojnë përshpejtim të rritjes ekonomike.

“Shtesë ka edhe një segment tjetër që ka të bëjë me arsimin e dyfishtë dhe mendoj se kjo është çelës për gjeneratat që do të vijnë dhe diçka që duhet të ofrojë një mundësi të re për ekonominë e Maqedonisë. Këtu i përfshijmë edhe zgjidhjet inovative për sa i perket mënyrës së ndërtimit dhe realizimit të objekteve. Ne si qeveri jemi në dispozicion për të mbështetur iniciativa të tilla”, tha Nikollovski në dhejtor të vitit 2024.

Por, tani më jemi në muajin e dytë të vitit që sapo kemi hyrë dhe akoma nuk ka zëra që po punohet në realizimin e këtij zotimi. Tutje nuk janë të këtij mendimi vetëm VMRO-ja, por edhe partnerët qeverisës. Madje, nga koalicioni shqiptarë, VLEN, këtë gjë e kanë pasur edhe premtim fushate.

Për çiftet e reja zero kamatë për banesa –

Çiftet e reja prolongojnë lidhjet e tyre sa më gjatë për të vetmen arsye që kanë pengesë apo barrë sigurimin e një hapësire ku do të bashkëjetonin. Kjo mbase është edhe brenga kryesore për të cilën shqetësohen të rinjtë. Absurd i pakuptimtë është fakti që në të njëjtën kohë flitet për eksod masiv të të rinjve por që mungojnë ide konkrete se si do të ndalet. Nëse vetëm deklartivisht shprehet brenga i bie që nuk është shqetësim sepse nuk ka asnjë tentim për ta ndalë këtë fenomen.

“Kredi me zero interes për banim për çiftet e reja(me moshë mesatare nën 35 vjet). Një nga arsyet e mërgimit është pamundësia për të dalë në një banesë të re dhe kjo është lehtësisht e zgjidhshme përmes Bankës Shqiptare të Maqedonisë së Veriut, por deri kur kjo Bankë do të krijohet nga qeveria do të subvencionohet kamata në bankat komerciale. Kjo politikë do të ndihmojë edhe zhvillimin e sektorit të ndërtimit sektor që punëson shumë të rinj” thuhet në programin e VLEN.

Kjo qasje nuk është do të ndalë migrimin menjëherë pasi nuk është problemi kryesor dhe i vetmi tek banimi, por dukshëm do të ndihmojë në zbutjen e eksodit. Prandaj, politikat e tilla rinore ndalin të rinjtë sepse shohin se ka shpresë ndryshimi e reformave konkrete në drejtim të përfaqësimit të drejtë dhe adekuat.

Megjithatë, përmes sigurimit të banimit eliminohet barra kryesore e një çifti të ri, nuk do të thotë që ata nuk do të përballen me probleme të tjera gjatë rrugëtimit. Por, ajo që është esenciale garantohet dhe është e mundshme. E kjo krejt si rezultat i politikave të mira që mund të hartohen e të zbatohen edhe në vepër mos të ngelin vetëm në letër.

Dhe, tani të rinjtë e kanë shumë të lehtë të vendosin se ku dhe si do të rreshtohen. Të marrin programet e partive politike të lexojnë dhe analizojnë në detaje se çfarë ofrojnë. Një gjë duhet të përmendet nuk duhet t’i besohet asaj që shkruhet në program dhe figuron në pezull vetëm si premtim bosh se “kjo do të bëhet” pa treguar rrugën mënyrën dhe metodat se si do të bëhet.

Prandaj, zotimi konkret i VLEN për zero kamatë për banesa për çiftet e reja është demonstruar saktë se si do të realizohet. Kjo ndihmon të rinjtë për ta parë dhe bërë gjykimin e drejt. Megjithatë, nëse kjo realizohet vërtetë do të jetë epike dhe veprimi më i duhur që mund të ndodhë. Sepse, me këtë merr fund epoka e shqetësimit vetëm me fjalë pastaj veprat flasin.  /Zhurnal.mk

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More