Bozhinovska – Gir: Ndërtimi i kapaciteteve të reja dhe modernizimi i atyre ekzistuese janë qëllimet tona të përbashkëta

nga Xh M

Shkup, 25 korrik – Integrimet evropiane, harmonizimi i rregullativës vendore ligjore me legjislaturën evropiane, dekarbonizimi dhe tranzicioni i gjelbër, ishin tema kryesore të takimit të sotëm të ministres së Energjetikës, Xehtarisë dhe Lëndëve të para minerale, Sanja Bozhinovska dhe euroambasadorit, Dejvid Gir.

“Mbështetja nga Delegacioni i BE-së për punën e Minsitrisë së Energjetikës, Xehtarisë dhe Lëndëve të para minerale është me rëndësi të jashtëzakonshme, posaçërisht në pjesën e shfrytëzimit strategjik të fondeve të disponueshme nga BE-ja. Ndërtimi i kapaciteteve tër eja dhe modernizimi i atyre ekzistuese energjetike janë qëllimet tona të përbashkëta në përmbushjen e kërkesave të BE-së për zhvillim të qëndrueshëm, përkatësisht efikasitet më të madh energjetik, rritje të kapacitetit të burimeve ripërtëritëse të energjisë dhe mbrojtje të mjedisit jetësor”, kumtoi Minsitria e Energjetikës, Xehtarisë dhe Lëndëve të para minerale.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More