Brunilda Mersini dha dorëheqjen, Briseida Çakërri betohet si deputete e Kuvendit

nga D. V.

Briseida Çakërri u betua sot si deputete e Kuvendit të Shqipërisë nga radhët e Partisë Socialiste.

Çakërri zuri vendin e Brunilda Mersinit, e cila dha dorëheqjen nga mandati, pasi do të kandidojë për kryetare bashkie në zgjedhjet e pjesshme lokale që do të mbahen në Vlorë, më 9 nëntor.

“Në konkluzion, Këshilli vlerësoi se deputetja Briseida Çakërri nuk rezulton të ketë asnjë paligjshmëri në zgjedhje për t’u betuar si deputete”, u shpreh Bledi Çomo, teksa lexoi raportin e Këshillit për Rregulloren, Mandatet dhe Imunitetin.

Mandati i kaloi Çakërrit në mbledhjen e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), si pasuesja në listën e kandidatëve të zgjedhjeve parlamentare të 11 majit, me më shumë vota.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More