Bukë me miell pa gluten, hikërror dhe fara liri

nga D. V.

E butë, aromatike dhe e pasur me fibra e acide yndyrore omega-3, një recetë ideale për një mëngjes ose darkë të shëndetshme

Përbërësit:

▪ 300 g miell pa gluten MIX B (Schar)
▪ 50 g miell hikërrori
▪ 50 g fara liri
▪ 80 ml vaj (mundësisht vaji ulliri ose luledielli)
▪ 10 g maja të thatë
▪ 1 lugë çaji kripë
▪ 350 ml ujë i ngrohtë

Përgatitja:

Në një enë të madhe bashkoni të dy llojet e miellit dhe fara e bluara ose të plota të lirit. Përziejini mirë që të shpërndahen në mënyrë të njëtrajtshme.

Shtoni kripën, majat e thata dhe vajin. Filloni të shtoni ujin e ngrohtë pak nga pak, ndërsa përzieni me mikser elektrik që ka spiralet për brumë.

Përzieni derisa të formohet një brumë i butë dhe i lidhur mirë. Kalojeni brumin në kallëp të ngushtë (rreth 32×13 cm), të lyer me pak vaj ose të shtruar me letër pjekjeje.

Mbulojeni me një pecetë të pastër dhe lëreni të fryhet për rreth 40 minuta në temperaturë dhome.

Pasi të jetë fryrë, lyeni sipërfaqen me pak vaj ulliri për ta bërë bukën të shkëlqejë pas pjekjes.

Piqeni në furrë të parangrohur në 190°C, për 35–40 minuta, varësisht nga fuqia e furrës suaj.

Buka është gati kur sipërfaqja merr ngjyrë të artë dhe kur, nëse e prekni lehtë, tingëllon “e thatë” nga brenda.

Këshillë: Lëreni bukën të ftohet plotësisht para se ta prisni – kështu ruan strukturën dhe lagështinë e brumit.

Ju bëftë mirë

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More