Burri ecën 50 kilometra nëpër stuhi për të marrë pjesë në dasmën e vajzës së tij, fiton zemrat e përdoruesve të rrjeteve sociale

nga D V

Një histori prekëse e dashurisë së palëkundur të një babai për vajzën e tij është bërë virale dhe ka rrëmbyer zemrat e shumë njerëzve.

Një burrë u përball me kushtet ekstreme të motit dhe eci gati 50 kilometra për të marrë pjesë në dasmën e vajzës së tij.

Good News Movement ndau tregimin frymëzues, duke theksuar vendosmërinë e David Jones për të arritur në ceremoni, pavarësisht kushteve, përcjell Telegrafi.

Bëhet e ditur se Jones mori me vete vetëm disa gjëra thelbësore në një çantë shpine dhe u nis.

Edhe pse udhëtimi i tij ishte i mbushur me sfida, ai dha rezultat.

Përpjekjet e përzemërta të këtij babai kanë bërë jehonë në rrjete sociale.

“Babai i vitit”, tha një tjetër.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More