Kreu i KQZ-së në Shqipëri, Ilirjan Celibashi, ka uruar kreun e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve të Kosovës, Kreshnik Radoniqin, duke i përcjellë urimet më të sinqerta për administrimin profesional, transparent dhe të paanshëm të zgjedhjeve vendore të djeshme.
Celibashi, gjithashtu ka uruar partitë politike, shoqërinë civile, mediat dhe qytetarët e Kosovës për kontributin e tyre në një proces zgjedhor të qetë dhe demokratik, i cili forcon besimin publik dhe vlerat evropiane të demokracisë.
“Përcjell urimet e mia më të sinqerta për Kryetarin e Komisioni Qendror i Zgjedhjeve të Republikës së Kosovës, Kreshnik Radoniqi, dhe të gjithë anëtarët e Komisionit, për administrimin profesional, transparent dhe të paanshëm të zgjedhjeve vendore të djeshme.
Urime gjithashtu partive politike, shoqërisë civile, mediave dhe qytetarëve të Kosovës për kontributin e tyre në një proces zgjedhor të qetë dhe demokratik, që forcon besimin publik dhe vlerat evropiane të demokracisë”, ka shkruar ai në Facebook.