Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi miratoi sot modelin e fletëve të votimit për zgjedhjet e pjesshme vendore të 9 nëntorit në pesë bashki.
Po ashtu në mbledhjen e sotme u miratua edhe renditja në fletën e votimit të kandidatëve për kryetar bashkie në bashkitë Vlorë, Berat, Cërrik, Mat, Tepelenë.
KQZ kërkoi gjithashtu që bashkitë të marrin masat për të garantuar që ambientet e qendrave të votimit që do të përdoren në datën 9 nëntor 2025.
Sipas KQZ-së këto qendra duhet të jenë funksionale dhe të përmbushin kushtet logjistike dhe infrastrukturore, si edhe aksesin e Personave me Aftësi të Kufizuara për zhvillimin e procesit.
 
			        
 
			        