Certifikimi i zgjedhjeve të 11 majit nga Komisioni Rregullator, PD depoziton padi në Kolegj kundër vendimit

nga L. M

Partia Demokratike ka depozituar në Kolegjin Zgjedhor padinë kundër vendimit të Komisionit Rregullator që certifikoi përfundimisht 11 majin më 28 gusht që shpallën Edi Ramën fitues të 83 mandateve.

Në padinë e depozituar pranë Kolegjit Zgjedhor, Partia Demokratike ka kërkuar pavlefshmërinë e zgjedhjeve të 11 majit 2025, duke pretenduar se procesi është shoqëruar me shkelje të rënda ligjore dhe parregullsi.

“Duke qenë se këto shkelje janë të dokumentuara dhe të konfirmuara nga raportet e organizatave monitoruese ndërkombëtare si OSBE-ODIHR, si dhe nga praktikat e mbledhura gjatë procesit, është i qartë fakti që rezultati i shpallur nga Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve më 11 maj 2025 është i pavlefshëm dhe nuk mund të pranohet si i tillë. Për më tepër, Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve, i drejtuar nga Ilirjan Celibashi, nuk mori asnjë masë për të parandaluar apo adresuar këto problematika.

Vetëm një vendim i drejtë dhe i guximshëm i Kolegjit Zgjedhor do të shërbente si garanci për mbrojtjen e parimeve demokratike, respektimin e vullnetit qytetar dhe vendosjen e një precedenti të nevojshëm për të ardhmen e proceseve zgjedhore në Shqipëri.

Ndaj, për të gjitha këto arsye, dhe duke marrë në konsideratë se provat dhe argumentet e paraqitura janë të plota dhe të pakundërshtueshme, kërkojmë që: Në seancën e gjykimit përpara Kolegjit, të kërkohet përfundimisht nga Kolegji Zgjedhor pranimi i plotë i kësaj padie sipas objektit të saj, duke vendosur: Ndryshimin e Vendimit nr. 34, datë 28.08.2025 të Komisionit Rregullator pranë KOZ, duke vendosur rrëzimin e propozimit të Komisionerit Shtetëror të Zgjedhjeve (KSHZ) për shpalljen e rezultatit përfundimtar të Zgjedhjeve për Kuvend të datës 11 maj 2025′, thuhet në padinë e PD.

Nga zgjedhjet e 11 majit, Partia Socialiste mori 83 mandate, Partia Demokratike-Aleanca për Shqipërinë Madhështore mori 50 mandate. Partia Socialdemokrate tre deputetë, Mundësia dy, ndërsa Lëvizja Bashkë dhe Nisma Shqipëria Bëhet nga një mandat.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More