Çfarë na bën ajri i ndotur?

nga D V

“Një minutë i makinës së ndezur mbush 150 tullumbace me gazra të dëmshme”.

Ky është vetëm njëri prej mbishkrimeve në tabelat e vendosura ditëve të fundit në Prishtinë, me qëllim të vetëdijesimit të qytetarëve që t’i braktisin makinat dhe të ecin në këmbë.

Këto tabela janë një tjetër rikujtim për qytetarët e Kosovës se në çfarë ajri jetojnë. Çdo vit në sezonin e dimrit, atyre u shtohet edhe ky hall: çfarë ajri po thithin?

Ndotja e ajrit përbën ndër kërcënimet kryesore për shëndetin e njeriut, ka thënë Organizata Botërore e Shëndetësisë [OBSH]. Sipas saj, 99 për qind e popullsisë botërore, jeton në zona ku nuk përmbushen standardet për kualitet të ajrit, shkruan Evropa e Lirë.

Grimcat PM 2.5 që përhapen në ajër kanë ndikimin më të keq në shëndetin e njeriut.

Sipas të dhënave të Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës – përgjegjës për monitorim të cilësisë së ajrit – më 2024 janë regjistruar 32 ditë me ndotje të ajrit mbi standardin e përcaktuar nga Agjencia Evropiane e Mjedisit – pra 32 ditë kur grimcat e ajrit PM 10 kanë qenë mbi nivelet e lejuara, në krahasim me 120 ditë më 2010.

“Standardi i lejon vetëm 35 ditë. Ne e kemi ulur ndotjen, por kurrsesi nuk jemi të kënaqur që të kemi tejkalime. Qoftë edhe nëse një ditë, një orë, kemi tejkalim të standardit, për neve është e papranueshme”, ka thënë Shkumbin Shala, specialist i cilësisë së ajrit në Institutin Hidrometeorologjik të Kosovës, në disa përgjigje për Radion Evropa e Lirë.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More