Çfarë përfitohet nga decentralizimi fiskal, të cilin e ka filluar kjo qeveri!

nga Redaksia

Shkup, 17 shtator – Zëvendës kryeministri i parë dhe kandidat i koalicionit Vlen për komunën e Çairit, Izet Mexhiti ka thënë se decentralizimi fiskal po ndodh në komunat shqiptare dhe se Çairi po urbanizohet çdo ditë e më shumë. Sipas tij, kredia hungareze është shpërndarë në gjitha komunat dhe se ka nisur decentralizimi fiskal, ndërsa veçanërisht komunës së Çairit i duhet një urbanizim edhe më i madh që është duke ndodhur por edhe do të vazhdojë më tej, shkruan “Zhurnal.mk”.

Çfarë nënkupton decentralizimi fiskal?

Mbi të gjitha decentralizimi fiskal nënkupton shërbime më të mira për qytetarët, transparencë dhe llogaridhënie të asaj se çka paguajnë qytetarët dhe çfarë shërbime marrin.

Ideja e afirmimit, vazhdimit të mëtutjeshëm të avancimit të procesit të decentralizimit fiskal qëndron në mu atë që do të nënkuptoj shërbime më të mira për qytetarët dhe në këtë këndvështrim edhe demokratizim në kontekstin e llogaridhënies së drejtpërdrejt të asaj se çka paguajnë qytetarët dhe shërbimet që marrin.

Ky si proces duhet të jetë pjesë përbërëse e menaxhimit të financave në nivel të shtetit, do të thotë në funksion të rritjes së një transparence më të madhe, një efikasiteti më të madh të transparencës dhe llogaridhënies.

Republika e Maqedonisë së Veriut ka zbatuar reforma në vetëqeverisjen lokale për një kohë të gjatë. Decentralizimi fiskal është një nga përparësitë dhe obligimet të cilat dalin nga Partneriteti aderues i Republikës së Maqedonisë së Veriut me BE-në dhe është i lidhur ngushtë me transferet ndërqeveritare, për këtë shkak Qeveria ka vendosur për qasje të kujdesshme dhe në faza në zbatimin e tij.

Parimi kryesor i qasjes në faza është transferimi gradual i kompetencave, sipas rritjes së kapacitetit të pushteteve lokale për ndërmarrjen e këtyre përgjegjësive me sigurim të transferit të drejtë dhe të duhur të mjeteve. Të gjitha komunat në Republikën e Maqedonisë së Veriut kanë kaluar në fazën e dytë të decentralizimit fiskal, përkatësisht i kryejnë aktivitetet e menaxhimit dhe financimit të kompetencave të decentralizuara në kulturë, arsim, mbrojtje sociale dhe mbrojtje të fëmijëve.

Gjithashtu, kjo nënkupton se çdo pagesë që bëhet në pushtetin qëndror, një pjesë e parave me automatizëm duhet të shkojnë edhe në pushtetin lokal. Sidomos komunat, vazhdimisht përmirësohen nga arkëtimi i të ardhurave vetanake, të cilat janë si rrjedhojë e pagesës së tatimeve në pronë. E thënë më thjeshtë, çdo pagesë që bëhet për tatimin e pronës, rreth 35 për qind e këtryre parave shkojnë në komunat përkatëse ku gjendet kjo komunë.

Qeveria aktuale ka bërë decentralizim të mjeteve financiare, sidomos të huasë prej 1 miliardë euro që është marrë nga Hungaria dhe gjatë një viti e gjysëm i ka mbështetur komunat me projekte kapitale.

Kredia hungareze është shpërndarë në gjitha komunat në kuadër të decentralizimi fiskal, e të gjitha këto para janë dedikuar kryesisht për investimeve kapitale nëpër komuna.

BE-ja kërkon më shumë reforma në vetëqeverisjen lokale – sidomos në decentralizimin fiskal!

Në Raportin e Komisionit Evropian për vitin 2024 mbi në rrugën e Maqedonisë së Veriut drejt Bashkimit Evropian, thuhet se nuk është bërë përparim në reformën e vetëqeverisjes lokale dhe këto reforma duhet urgjentisht. Sfidë kryesore mbetet edhe decentralizimi, ku thuhet se në vitin e ardhshëm, Maqedonia e Veriut duhet në veçanti të përshpejtojë procesin e decentralizimit duke vendosur kornizë kredibile financimi për komunat.

Rishikimi i vonuar i sistemit të decentralizimit, i kombinuar me sfidat ekonomike të përjetuara nga komunat, sipas KE-së kanë ndikuar negativisht në cilësinë e shërbimeve lokale.

Prandaj, qeveria e re duhet të rifillojë urgjentisht dhe në mënyrë aktive dialogun ndërmjet niveleve të ndryshme të qeverisjes për të përmirësuar kuadrin rregullator dhe financiar në përputhje me programin 2021-2026 për zhvillim të qëndrueshëm lokal dhe decentralizim dhe planin e tij të veprimit për 2024-2026.

Kjo nënkupton se duhet të ndërtohet një bazë financiare e qëndrueshme për vetëqeverisjet lokale, që nënkupton që mjetet nga decentralizimi fiskal duhet të jenë të planifikuara dhe të mjaftueshme për projektet që do të realizohen në vijim.

Pikërisht në këtë pjesë, qeveria aktuale me kredinë hungareze ka arritur të ndajë mjete të mjaftueshme financiare të cilat do të ndihmojnë për zhvillimin e komunave drejt plotësimit të nevojave të qytetarëve, shkruan “Zhurnal.mk”.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More