Shkup, 19 janar – Arsimi është një ndër shtyllat kryesore të vendit, ndërtimi i së ardhmes nuk mund të planifikohet nëse kjo shtyllë qëndron në këmbë të qelqta. Sa më i fortë e cilësor arsimi aq më e sigurt dhe e garantuar e ardhmja. Më në fund është menduar edhe për këtë pjesë ku në njërën nga seancat qeveritare janë përcaktuar tekstet e Propozim-ligjit të ri për arsimin e mesëm dhe Propozim-ligjit të ri për arsimin dhe trajnimin profesional, me propozim të Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës. Qëllimi i ligjit të ri për arsimin e mesëm, sipas propozuesit, është të mundësojë përmirësimin e sistemit të arsimit të mesëm, i cili do të ndikojë drejtpërdrejt në cilësinë e të gjithë sistemit arsimor në vend, shkruan Zhurnal.
Çfarë parasheh propozim ligji i ri për arsimin e mesëm?
Në Qeveri janë përcaktuar tekstet e Propozim-ligjit të ri për arsimin e mesëm dhe Propozim-ligjit të ri për arsimin dhe trajnimin profesional, me propozim të Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës. Qëllimi i ligjit të ri për arsimin e mesëm, sipas propozuesit, është të mundësojë përmirësimin e sistemit të arsimit të mesëm, i cili do të ndikojë drejtpërdrejt në cilësinë e të gjithë sistemit arsimor në vend.
Nxënësit, siç bën të ditur shërbimi për shtyp qeveritar, në procesin e arsimit të mesëm do të përfitojnë njohuri dhe aftësi, me të cilat do të mund të vazhdojnë shkollimin e mëtutjeshëm, por në të njëjtën kohë do t’i bëjnë nxënësit konkurrues në tregun e punës dhe ta lehtësojë rrugën e tyre drejt punësimit ose vetëpunësimit.
Një risi e veçantë që vendoset është në kapitullin “Provimet në përfundim të arsimit të mesëm”, gjegjësisht vendosja e maturës profesionale dhe e provimit pranues akademik. Pas përfundimit të vitit të fundit të arsimit të mesëm, sipas planit, nxënësit japin maturën shtetërore ose maturën shkollore. Pas përfundimit të vitit të fundit në Programin ndërkombëtar për arsim të mesëm (programi IB), nxënësit japin maturën ndërkombëtare dhe/ose maturën shtetërore.
Pas përfundimit të vitit të fundit të arsimit profesional katërvjeçar, nxënësit i nënshtrohen provimit të maturës profesionale. Pas përfundimit të vitit të fundit të arsimit profesional me kohëzgjatje dy ose trevjeçare, nxënësit i nënshtrohen provimit përfundimtar. Pas përfundimit të vitit të fundit të arsimit të mesëm artistik, nxënësit i nënshtrohen provimit të maturës së artit.
Koncepti për provimet në përfundim të arsimit të mesëm hartohet nga Qendra shtetërore e provimeve dhe me propozim të Këshillit shtetëror të maturës akademike, përcaktohet nga ministri.
Risi ka edhe në kapitullin “Të drejtat dhe detyrimet e nxënësve dhe organizimi dhe pjesëmarrja e nxënësve”. Çdo punonjës në shkollë, sipas dispozitave, është i detyruar të kujdeset për interesin më të mirë të nxënësit dhe të respektojë dinjitetin e tij, si dhe të drejtat e tij sipas Konventës për të drejtat e fëmijëve. Ndalohet abuzimi dhe ndëshkimi fizik, mendor dhe seksual i nxënësit dhe sjellja dhe trajtimi poshtërues ndaj tij.
Qeveria në të njëjtën seancë e vërtetoi edhe tekstin e Projektligjit të ri për arsimin dhe trajnimin profesional. Ligji për arsimin dhe trajnimin profesional, i cili aktualisht është në zbatim, është miratuar në vitin 2006, ndërsa reforma në arsimin dhe trajnimin profesional, sipas propozuesit, Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës, është i lidhur ngushtë me ndryshimet në tregun e punës dhe nevoja për një model të arsimit dhe formimit profesional që synon krijimin e burimeve njerëzore për nevojat e tregut të punës, nëpërmjet punësimit apo vetëpunësimit. Miratimi i Ligjit të ri për arsimin dhe trajnimin profesional është përcaktuar edhe me Planin vjetor për punën e Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës.
Maqedonia e Veriut në 10 vendet e fundit për cilësi në arsim –
Nga 81 shtete Maqedonia e Veriut radhitet e 61-ta në PISA. Në shkrim dhe lexim në vendin e 71 nga 81 shtetet gjithsej, matematikë e 61-ta, dhe në shkencë në vendin e 68-tetë. Në testimin paraprak të PISA-s, që është zbatuar në vitin 2018, nxënësit e shkollave të mesme të Maqedonisë ishin listuar në vendin e 67-të nga gjithsej 77 shtete pjesëmarrëse. Ky krahasim dhe këto të dhëna janë tmerruese për atë se në çfarë drejtimi po shkon cilësia në arsim.
Në vend të progresit pason me një regres të hatashëm pra nga vendi 67 bie në vendin 61. Dhe, kjo flet qartësisht për sa i përket asaj se a ka pasur reforma në sistemin edukativo-arsimor. Në fakt, këto të dhëna flasin qartësisht për ngecjen e cilësisë në arsim, shifra alarmante dhe shqetësuese që duhet të ndërmerren masa në të kundërtën më vonë pasojat do të jenë të pariparueshme.
“Me një diferencë minimale, rezultatet për Maqedoninë e Veriut ruajnë nivelin që ishte në vitin 2018. Nga gjithsej 81 vende që ishin pjesë e testimit, me 389 pikë të fituara , vendi ynë është në vendin e 61-të sipas rezultateve të matematikës. Me 359 pikët e arritura në matjen e shkrim-leximit gjuhësor, lexim me kuptim jemi renditur në vendin e 71-të, ndërsa në shkencat natyrore nxënësit tanë shënuan 380 pikë, që e rendit vendin tonë në vendin e 68-të në Evropë”, thonë nga Ministria e Arsimit dhe Shkencës.
Kujtojmë që, PISA është një nga testimet ndërkombëtare më kredibile dhe më të besueshme që mat shkrim-leximin, pra njohuritë e zbatueshme që i nevojiten nxënësit për të vazhduar arsimimin e tyre dhe për të pasur sukses në jetën e tij personale dhe profesionale. Detyrat në testet janë në lidhje me situata reale në të cilat mund të gjenden nxënësit dhe nëpërmjet përgjigjeve nuk matet riproduktiviteti por njohuria funksionale, e cila është e rëndësishme për lidhjen, kuptimin dhe zgjidhjen e problemeve.
Prandaj, çdo propozim ndryshim ligjor shërben në mënyrë të drejtpërdrejt në nxjerrjen e arsimit nga humnera dhe hija e keqe që e ka kapluar ndër vite. Interesi dhe fokusi i lidershipit politik domosdo duhet të orientohet në sferën arsimore, sepse vetëm përmes kësaj qasje rregullohet gjithçka bie në vendin e vet./Zhurnal.mk
