Çka dihet deri më tani për vrasjen e gjyqtarit brenda sallës së gjyqit në Shqipëri

nga D. V.

Një ngjarje e rëndë ka tronditur dje Shqipërinë.

Gjyqtari Astrit Kalaja u vra brenda sallës që gjyqit. Ai u qëllua me armë zjarri nga 30-vjeçari Elvis Shkambi brenda sallës së Gjykatës së Apelit, Tiranë.

Ai qëlloi me 3 plumba drejt gjyqtarit, dy prej tyre në gjoks dhe një një stomak, ndërsa Kalaja ndërroi jetë rrugës për në Spitalin e Traumës, ku dhe u konstatua vdekja e tij.

Si pasojë e të shtënave mbetën të plagosur edhe babë e bir, Rakip dhe Ervis Kurtaj, palë kundërshtare në gjyq me Shkambin. Njëri prej tyre, i është nënshtruar një operacioni, por mësohet se ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Elvis Shkambi kreu krimin, pasi xhaxhai i tij Gjon Shkambi humbi gjyqin për një godinë në lagjen “Skënderbeg” të ndërtuar nga shteti dhe që në vitin 1992 janë strehuar me vendim të Këshillit Bashkiak 31 familje, por truallin ku është ndërtuar godina e ka fituar më vonë me vendim gjykate familja Shkambi.

Pas krimit, autori i dorëzoi armën oficerit të sigurisë në Gjykatën e Apelit dhe më pas doli nga Gjykata dhe iu dorëzua edhe vetë Policisë, pa bërë asnjë rezistencë, duke u shprehur “unë jam autori”.

Në dëshminë paraprake të dhënë për grupin hetimor, Elvis Shkambi ka deklaruar se nuk kishte zgjidhje tjetër, pasi e humbi gjyqin.

Nuk dihet se si 30-vjeçari ka arritur të fusë armën e zjarrit pistoletë brenda sallës së gjyqit, teksa Policia ka ndaluar oficerin e sigurisë së Gjykatës së Apelit, i cili konsiderohet si përgjegjës për skanerin e sigurisë në hyrjen e institucionit të drejtësisë.

Të dyja palët, fiks më 6 tetor të vitit të kaluar, janë përplasur edhe në rubrikën “Shihemi në gjyq”, në emisionin “E diell”, ku një fragment është bërë virale në rrjet që tregon se si Gjon Shkambi, xhaxhai i autorit të krimit, kërcënon publikisht palën tjetër.

Ai thotë se do i hedhë të gjithë në erë, duke e minosur godinën në të katërt qoshet e saj.

“E gjej unë formën si me e liru, se e minoj në të katërta qoshet, se është prona jeme, e kam me dokumente të rregullta, e kam me certifikatë. Të gjithëve në erë do t’iu hedh. Po ju paralajmëroj, të gjithëve në herë kam me ju hedh”, shprehej Gjon Shkambi

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More