CNN: Vdes në burg një nga vrasësit më famëkeq në histori

nga D. V.

George Banks, një nga vrasësit më famëkeq në SHBA, ka vdekur dje pasdite ne moshen 83-vjeçare,në burgun shtetëror të Phoenix në Pensilvani, sipas CNN.

Banks vdiq nga komplikacione të neoplazmës renale, ose kanceri i veshkave.

Banks kishte qenë në burg që nga viti 1982 pasi qëlloi 14 persona dhe vrau 13 prej tyre, përfshirë fëmijët e tij, gjatë një masakre në Wilkes-Barre.

Në atë kohë, kjo u konsiderua si një nga vrasjet më të rënda në historinë amerikane. Ai u dënua për 12 akuza për vrasje të shkallës së parë dhe një akuzë për vrasje të shkallës së tretë.

Banks kishte pirë në një festë natën vonë – përpara se të përdorte një pushkë AR-15 për të filluar masakrën në shtëpinë e tij.

Pesë viktimat ishin fëmijët e tij, të moshës 1 deri në 6 vjeç. Katër të tjera ishin nënat e fëmijëve të tij. Viktima të tjera ishin kalimtarë, përfshirë një 11-vjeçar që qëndronte me familjen e tij, një fëmijë 7-vjeçar dhe një adoleshent që e pa Banks duke dalë nga shtëpia e tij i armatosur me pushkë dhe e njohu atë.

Banks vrau tre gra dhe pesë fëmijë në shtëpinë e tij. Pastaj, i veshur me uniformë ushtarake me fishekë rreth gjoksit dhe shpatullave, Banks u largua, kur pa katër adoleshentë duke ecur drejt makinës së tyre nga shtëpia e një miku aty pranë.

Ai qëlloi për vdekje njërin prej tyre dhe një tjetër, i cili arriti te mbijetonte.

Banks përfundimisht u dorëzua pas qëndrimit prej katër orësh në shtëpinë e një miku, pasi policia u përpoq ta bindte se viktimat e tij kishin mbijetuar.

Përfundimisht, gjykatat shtetërore e penguan ekzekutimin e tij, duke thënë se ai nuk ishte mendërisht i aftë. Kjo i dha Banks një dënim me burgim të përjetshëm.

Adoleshenti që mbijetoi, Jim Olson, shprehu zhgënjim në vitin 2012 që Banks nuk ishte ekzekutuar, duke thënë: “Çfarë kuptimi ka të kesh një dënim me vdekje nëse nuk e përdor ose nuk e zbaton atë?”

Pas arrestimit, Banks, pretendoi se i kishte vrarë fëmijët e tij për t’i shpëtuar nga dhimbja e rritjes në një shoqëri raciste.

Gjatë gjyqit të tij, ai rrëzoi vendimet strategjike të avokatit të tij dhe argumentoi në vend të kësaj se prokurorët, gjyqtari dhe kryetari i bashkisë së Wilkes-Barre po komplotonin kundër tij. 

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More