Çokollata e zezë, e pasur me flavonoide, përmirëson shëndetin kardiovaskular

nga D. V.

Një çokollatë e zezë në ditë ul tensionin e gjakut dhe mbron arteriet.

E pasur me flavonoide, ajo lidhet me përmirësimin e shëndetit kardiovaskular duke rritur rrjedhën e gjakut, duke ulur presionin e gjakut, duke zvogëluar kolesterolin e keq (LDL), duke parandaluar mpiksjen e gjakut dhe duke përmirësuar funksionin arterial, sipas “News Medical”.

Çokollata e zezë duhet të konsumohet me moderim si një ëmbëlsirë për shkak të përmbajtjes së kalorive dhe yndyrës.

Hulumtimi i udhëhequr nga studiues në Universitetin Surrey sugjeron përdorimin flavonoideve – një klasë e polifenoleve me bazë bimore, që gjenden në ushqime si çaji, kakaoja, manaferrat dhe mollët, të njohura për përfitimet shëndetësore si përmirësimi i shëndetit kardiovaskular duke rritur funksionin endotelial dhe duke ulur presionin e gjakut.

Efektet e tyre pozitive shtrihen në veprime anti-inflamatore dhe anti-trombotike, duke ulur ulin në mënyrë modeste tensionin e gjakut dhe mbështetur shëndetin vaskular.

Duke analizuar të dhënat e 145 studimeve, ekipi zbuloi se marrja e rregullt e ushqimeve të pasura me flavonoide – çoi në një ulje të tensionit të gjakut, veçanërisht tek njerëzit me tension të lartë.

Tek disa pjesëmarrës, ulja e tensionit të gjakut ishte e krahasueshme me atë të arritur me disa ilaçe për tensionin e gjakut, duke nënvizuar potencialin e dietës si një mjet ndihmës në parandalimin dhe menaxhimin kardiovaskular.

Përtej tensionit të gjakut, flavonoidet treguan se përmirësojnë funksionin endotelial, duke rritur performancën e enëve të gjakut – pavarësisht nga çdo ndryshim në tensionin e gjakut.

Kjo sugjeron përfitime më të gjera kardiovaskulare, të tilla si rregullim më i mirë i rrjedhjes së gjakut dhe ulje e tendosjes vaskulare.

Autori kryesor i studimit, profesor Christian Heiss, theksoi se, ndërsa këto gjetje janë premtuese, ushqimet e pasura me flavonoide nuk duhet të zëvendësojnë trajtimet e përshkruara ose këshillat mjekësore profesionale.

Në vend të kësaj, sasitë modeste ditore të çajit, çokollatës së zezë, mollëve ose pluhurit të kakaos mund të jenë një shtesë praktike dhe e vlefshme për një dietë të ekuilibruar, duke mbështetur shëndetin e zemrës – si pjesë e një stili jetese të shëndetshëm në përgjithësi, veçanërisht tek individët me rrezik më të lartë kardiovaskular. 

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More