Sekretarja e përgjithshme e Kuvendit më 1 dhe 2 shkurt do të marrë pjesë në takimin e sekretarëve të përgjithshëm të parlamenteve të BE-së

Nga B.M
519 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Shkup, 30 janar – Sekretarja e Përgjithshme e Kuvendit, Marina Dimovska, më 1 dhe 2 shkurt 2026 do të marrë pjesë në takimin e sekretarëve të përgjithshëm të parlamenteve të BE-së, i cili do të mbahet në Kopenhagë, Mbretëria e Danimarkës.

Siç informojnë nga pres shërbimi i Kuvendit, në këtë takim, sekretarët e përgjithshëm do të përcaktojnë Programin e Konferencës së Kryetarëve të Parlamenteve të BE-së, e cila do të mbahet këtë vit në Kopenhagë, si dhe do të shkëmbejnë mendime mbi inteligjencën artificiale në administratën parlamentare, sigurimin e vazhdimësisë dhe sigurisë në kohë kërcënimesh hibride, si edhe mbi shkëmbimin e informacionit ndërmjet parlamenteve. 

Dimovska do të ketë fjalime gjatë sesioneve të takimit dhe do të zhvillojë takime bilaterale me homologët e saj. 

artikuj të ndërlidhura

error: Përmbajtja është e mbrojtur!!

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër