Dashuri e ushqim tradicional shqiptar – thjeshtësia e Mozzik

nga D. V.

Reperi i njohur, Mozzik, ka ndarë së fundmi në rrjetet sociale një moment të ngrohtë e familjar me partneren e tij, Lotina Haziri.

Në një postim në Instagram, ku shfaqen të ulur përpara një darke me ushqime tradicionale, por plot dashuri, Mozzik ka shoqëruar foton me një mbishkrim emocional.

“Që nga dita kur mësova të flas, të kuptoj e të njoh kuptimin e fjalëve që m’i mësoi nana ime, ndër më të bukurat ka qenë dhe mbetet: ‘Zoti ju dhashtë bereqet’”, ka shkruar ai.

 Foto: Instagram

Në imazh, çifti shfaqet i buzëqeshur e i qetë, në një atmosferë intime që duket larg zhurmës së botës së famës.

Tavolina e shtruar me ushqime tradicionale shqiptare jep ndjesinë e një mbrëmjeje të ngrohtë familjare, ku thjeshtësia është ajo që mbizotëron.

Mozzik dhe Lotina shfaqen shpesh bashkë në momente të lumtura, si në udhëtime ashtu edhe në evente, duke lënë të kuptohet se marrëdhënia e tyre po bëhet gjithnjë e më e fortë.

Ky postim i fundit e konfirmon edhe njëherë këtë lidhje të qëndrueshme, ku dashuria, thjeshtësia dhe respekti ndaj vlerave tradicionale janë në qendër. 

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More