Deklarata e guvernatorit Sejko në Komisionin e Ekonomisë: Po na bëni pyetje që na cenoni pavarësinë e Bankës së Shqipërisë

nga L. M

Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Genti Sejko, gjatë raportimit në Komisionin Parlamentar të Ekonomisë, është shprehur se pyetjet e bëra kanë cenuar pavarësinë e bankës.

Gjatë raportimit vjetor për punën e institucionit që drejton, ai u shpreh se gjatë dy viteve të fundit, Banka e Shqipërisë është përballur me presione të vazhdueshme.

Sejko u shpreh: “Pyetjet e bëra po na cenojnë pavarësinë e Bankës së Shqipërisë. Bankës së Shqipërisë i kërkohet llogari që janë jashtë tagrit të saj, ky është cenim i pavarësisë.

Këto dy vitet e fundit e kam ndjerë rëndë këtë gjë, por s’dua të hyjë në detaje. Për shkak të këtij presioni Banka e Shqipërisë nuk ka qenë e lirë për të ushtruar detyrat e saj, por s’dua të zgjatem”.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More