Deputet francez kërkon hetim penal ndaj TikTok – për “rrezikimin e jetës” së përdoruesve të rinj

nga D. V.

Deputeti socialist Arthur Delaporte ka kërkuar nga prokuroria e Parisit të nisë një hetim penal ndaj TikTok, duke e akuzuar platformën për “rrezikim të jetës së përdoruesve të rinj”.

Raporti gjashtëmujor i komisionit parlamentar francez e përshkruan TikTok si një “helm të ngadaltë” për fëmijët, duke theksuar ndikimin e algoritmeve që i ekspozojnë ata ndaj përmbajtjeve të dëmshme.

Komisioni rekomandon ndalim të rrjeteve sociale për fëmijët nën 15 vjeç dhe një “orë policore digjitale” për të rinjtë 15-18 vjeç.

Raporti sugjeron gjithashtu krijimin e një ligji për “neglizhencë digjitale” ndaj prindërve dhe një fushatë informuese publike.

TikTok hodhi poshtë akuzat, duke theksuar masat e saj të sigurisë dhe moderimit të përmbajtjes.

Çështja tani është në dorën e prokurorit, i cili do të vendosë nëse do të nisë një hetim zyrtar. 

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More