Dërgohet pa shenja jete një foshnje e porsalindur në Spitalin e Pejës, lehona në gjendje të rënduar shëndetësore – dyshohet se lindi në një automjet rrugës për në spital

nga D. V.

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se në spitalin rajonal të Pejës është dërguar pa shenja jete një foshnje e porsalindur si dhe një grua në gjendje të rënduar shëndetësore pasi dyshohet se i është keqësuar gjendja dhe ka lindur në një automjet përgjatë rrugës për në spital.

Rasti ka ndodhur të hënën, në ora 04:35.

“Pejë / 28.07.2025 – 04:35.  Në spitalin rajonal në Pejë një foshnje e porsalindur është sjellë pa shenja jete, si dhe viktima femër kosovare është sjelle me gjendje të rënduar shëndetësore pasi dyshohet se i është keqësuar gjendja dhe ka lindur në një automjet përgjatë rrugës për në spital”, thuhet në raport.

Viktimës i është ofruar tretman mjekësor, ndërsa trupi i pajetë i foshnjës me urdhër të prokurorit është dërguar në IML për obduksion.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More