Deri më 15 korrik do të mund të aplikojnë nxënësit e shkollave të mesme për bursën e të talentuarve

nga Xh M

Fondacioni MK2025 do të pranojë aplikime deri më 15 korrik në Konkursin për dhënien e bursave për nxënësit e talentuar, ndërsa aplikimi bëhet në këtë LINK.

“Ministria e Arsimit dhe Shkencës ndan informacion se Fondacioni MK2025 shpalli   thirrje për pranimin e aplikime në kuadër të Fondit për mbështetjen e nxënësve të talentuar të shkollave të mesme “Talentë Sot – Liderë Nesër” për vitin vijues  2025/2026”, raportoi Ministria e Arsimit dhe Shkencës.

Përmes këtij Konkursi do të mbështeten dhjetë talentë me vlerë 60 mijë denarë. Këtë të drejtë do të mund ta shfrytëzojnë nxënësit me mesatare 4.70.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More