Dimitrievski: Stema nuk duhet ndryshuar, i përfaqëson të gjithë dhe është bashkëkohore

nga Xh M

Shkup, 17 shkurt – Kreu i partisë ZNAM, Maksim Dimitrievski thotë se stema nuk duhet ndryshuar. Mendimi i tij është se ajo përfaqëson të gjithë dhe është bashkëkohore. Megjithëse shton se çdo propozim duhet diskutuar dhe gjendur zgjidhje e përbashkët. Dimitrievski tha se nga partnerët e koalicionit nuk është kontaktuar për idenë e ndryshimit të stemës.

“Qëndrimi im personal është se stema jonë ka vazhdimësi dhe e pasqyron Maqedoninë. E kishim njëherë shansin, e ndryshuam çfarë u desh. Ajo është pjesë e pandryshueshme e historisë sonë. Nëse hapim temë për ndryshimin e stemës dhe simboleve të tjera shtetërore, hapim një debat që mbase nuk mund ta mbyllim. Kjo stemë pasqyron edhe aspektin historik edhe atë gjeografik”, deklaroi Maksim Dimitrievski, kryetar i ZNAM.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More