Shkup, 1 shtator – Çmimet me pakicë të EURODIZEL (D-E V) dhe Vajit ekstra të lehtë për amvisëri (EL-1) nga mesnata do të rriten me 0.50 denarë për litër. Çmimet e benzinave EUROSUPER BS-95 dhe EUROSUPER BS-98 nuk do të ndryshojnë, bën të ditur Komisioni Rregullator i Energjetikës (KRRE).
EURODIESEL BS (D-E V) do të shitet për 68.50, ndërsa ai Ekstra i lehtë 1 (EL-1) për 68.00 për litër.
Për 0,128 denarë shtrenjtohet Mazuti M-1 NS dhe një kilogram do të kushtojë 38.393 denarë.