DMSH: Ende ka tym në Drislla por në vëllim më të vogël, deponia e egër Vardarishte është shuar plotësisht

nga D. V.

Shkup, 12 shtator – Gjatë ditës së djeshme është mbushur një pjesë e hapësirës së deponisë Drislla nga e cila kishte tym. Sot  mbushja vazhdon me temp të përforcuar sepse dje ishin kryer disa punë logjistike të cilat mundësojnë qasje më të lehtë dhe më të shpejtë deri te pika kritike, informon në mëngjes drejtori i Drejtorisë për Mbrojtje dhe Shpëtim (DMSH), Stojançe Angellov.

Tymi nga deponia Drislla ende është aktiv, por në një vëllim shumë më të vogël dhe sipas Angellovit, nuk është shkaku i mjegullës së mëngjesit në Shkup. Deponia e egër Vardarishte, është shuar plotësisht dhe nga ajo nuk ka tym.

Në lidhje me polemikat nëse ajri plotësisht është ndotur nga deponia Drislla, nga DMSH rekomandojnë që të kërkohen informata zyrtare nga Ministria kompetente e Mjedisit Jetësor dhe Planifikit Hapësinor ku ekziston Departamenti për monitorimin e cilësisë së ajrit. 

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More